Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka njoftuar se sot ka nisur në praktikë zbatimi i hulumtitmit STEPS, përmes së cilit Kosova bëhet shteti i parë në rajon që nis realizimin e këtij hulumtimi që bën vlerësimin e faktorëve të rrezikut për sëmundje kronike.
Sëmundjet kronike jongjitëse vazhdojnë të jenë përgjegjëse për shumicën e vdekjeve në nivel global. Nga 56 milionë vdekje në mbarë botën që janë shkaktuar në vitin 2012, 38 milionë (68%) prej tyre ishin nga sëmundjet kronike jongjitëse, veçanërisht sëmundjet e zmerës, kanceri dhe sëmundjet kronike frymëmarrjes.
Ministri Ismaili ka njoftuar se përmes këtij hulumtimi ne do të përcaktojmë shpërndarjen e faktorëve të rrezikut për sëmundje kronike në Kosovë, te popullata e moshës 18 deri 69 vjet dhe në bazë të rezultateve do t’i nisim edhe politikat dhe programet tona bazuar në fakte
Njoftimi i plotë i ministrit Ismaili:
Shtypja e gjakut në nivel e pesha më se optimale . Skender Gojnovci, 68 vjeç, nga Lismiri i Fushë-Kosovës, u bë ndër të parët që iu nënshtrua hulumtimit STEPS. Kosova bëhet shteti i parë në rajon që nis realizimin e këtij hulumtimi që bën vlerësimin e faktorëve të rrezikut për sëmundje kronike. Sëmundjet kronike jongjitëse vazhdojnë të jenë përgjegjëse për shumicën e vdekjeve në nivel global.
Nga 56 milionë vdekje në mbarë botën që janë shkaktuar në vitin 2012, 38 milionë (68%) prej tyre ishin nga sëmundjet kronike jongjitëse, veçanërisht sëmundjet e zmerës, kanceri dhe sëmundjet kronike frymëmarrjes.
Përmes këtij hulumtimi ne do të përcaktojmë shpërndarjen e faktorëve të rrezikut për sëmundje kronike në Kosovë, te popullata e moshës 18 deri 69 vjet dhe në bazë të rezultateve do t’i nisim edhe politikat dhe programet tona bazuar në fakte. Gjithçka për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.

Ka filluar takimi i shumëpritur mes SHBA-së dhe Iranit
Edi Rama: Negociatat me BE-në nuk janë bllokuar, Shqipëria p...
Presidenti iranian: Delegacioni ynë do të negociojë me guxim...
Inflacioni në Kosovë arrin në 6.7%, rriten çmimet e energjis...
Haradinaj në akademinë për Agim Ramadanin: I dha vulë betejë...
Abdixhiku për Katanën: Figurë që bashkoi shpirtin e artistit...