Kosova është pranuar sot në Federatën Ndërkombëtare të Farmacistëve. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë i vendit, Uran Ismaili.
Ai ka thënë se Oda e Farmacistëve e Kosovës është pranuar me të drejta të plota në këtë organizatë.
“Lajme të mira nga Glasgow ku po mbahet Kongresi Botëror i Farmacistëve. Oda e Farmacistëve të Kosovës është pranuar me të drejta të plota në Federatën Internacionale të Farmacisë”, ka shkruar Ismaili në Facebook.
“Tani edhe Kosova, respektivisht Oda e Farmacistëve, do të jetë pjesë e rrjetit ndërkombëtarë të farmacistëve. Zhvillimi i farmacisë në vend plotëson angazhimin për reforma në sektorin shëndetësor. Urime”, përfundon njoftimi i ministrit të Shëndetësisë./arbresh.info/
Elon Musk akuzon drejtësinë franceze për motive politike pas...
Paralajmërimi i Anthropic për IA-në godet tregjet globale
I plagosuri nga incidenti në rrugën Gjilan–Kamenicë në gjend...
Endrick vazhdon shkëlqimin tek Lyoni
Stuhia Leo kërcënon Spanjën dhe Portugalinë
Parashikimi i motit për të enjten