U lind e u rrit në Sicili, por asnjëherë nuk e harroi vendin prej nga e ka prejardhjen.
Është ky Pavajano Pegurano, arbëresh i cili jetën në Sicili.
Ai shprehet i kënaqur me Kosovën, kjo është përshtypja e tij për vendin të cilin po e viziton për herë të parë, ndërsa gjuhën e ruan më fanatizëm.
“Jam një prift i arbëreshëve nga Sicilia pra jam famullitar i vioqezes i një kishe katolike në Sicili. Është hera e parë që vij në Kosovë. Kosovën do të kujtoj si një vend që ka luftuar shumë për lirin e saj tani kam një ndjen të mirë dhe gjithë Kosovarët po punojnë për ndërtimin e kësaj toke që pati shumë gjak”.
Në intervistën dhënë arbresh.info, ai tregon se në Itali janë gjithsej 35 komuna me arbëreshë.
“Ne vijmë nga Shqipëria e Jugut ka pjesa e Himarës nga Çamëria. Në Itali janë 35 komuna me arbëreshë. Unë vij nga Sicilia”.
Ndërsa nuk harron të tregojë se ndonëse të parët e tyre janë larguar nga Shqipëria e Jugut, para 500 vitesh, gjuhën, traditën e kostumet i ruajnë me fanatizëm./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1067516483448420/
Kuvendi mban seancë solemne për Ditën Memoriale të të mbijet...
Kosovë, 2500 persona jetojnë me diabet të tipit 1, prej tyre...
Schlotterbeck në qendër të vëmendjes, klauzola për dy gjigan...
Vdekjet në vendin e punës, Hoti: Do të nisim aksion inspekti...
Sekuestrohen rreth 15 kilogramë heroinë në Ferizaj, arrestoh...
Vdes 36-vjeçari në Shtime, policia nis hetimet