Me rastin 20 vjetorit të djegies së shtëpi-shkollës ”Sami Frashëri”, në Prishtinë, është organizuar një ekspozitë për të shfaqur rëndësinë e kësaj shkolle në kohë shumë të vështira për Kosovën.
Nga gjithë të pranishmit kjo shtëpi shkollë u konsiderua si djep i dijës në vitet e 90-ta.Kryetarja e Kuvendit të Rinjëve në Prishtinë, Kosovare Sadiku tha se me anë të kësaj ekspozite janë munduar që edhe pse në moshë të re të përkujtojnë sfidat dhe problemet që ka pasur sistemi i arsimit në kohën e okupatorit serb.
Për kordinatorin e Kulturë në kuadër të Komunës së Prishtinës, Adrian Berisha, kjo është më e pakta që mund të bëjnë për të përkujtuar shtëpinë shkollë që ka bërë shumë për të mbajtur gjallë sistemin e arsimit në kohë të këqija për shqiptarët.
Ndërkaq, ish drejtori i shkollës, “Sami Frashëri”, Abdyl Gashi, mes emocionesh shprehet se periudha e shtëpisë shkollë ka qenë më e hidhura për ta, por më e ndritshmja për sistemin e arsimit, pasi siç tha ai, dhe këtë formë nuk është ndalur të shpërfaqet dija për fëmijët.


Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot të ndryshueshëm me periudha shiu