Dy zëvendëskryeministrat e Kosovës, Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi, sot kanë takuar ish të dërguarin e Kombeve të Bashkuara për Kosovës, diplomatin norvegjez, Kai Eide.
Limaj ka theksuar se në takim biseduan për proceset në të cilat po kalon vendi.
“Bashkë me zëvendëskryeministrin Dardan Gashi, takuam diplomatin e shquar norvegjez, Kai Eide. Biseduam për proceset në të cilat po kalon vendi. z. Eide, si një njohës i mirë i realitetit në Kosovë, u interesua të dijë për punën e delegacionit shtetëror për Bisedime me Serbinë. E njoftuam diplomatin Eide për punën e delegacionit në finalizimin e platformës për bisedime me Serbinë.
Platforma është në frymë të Kushtetutës së vendit dhe në vendimin e Gjykatës Ndërkombëtarë të Drejtësisë. Përmes platformës ne synojmë ta paraqesim zërin unik të Kosovës i cili do ta reflektojë edhe pozicionin zyrtar të vendit në bisedimet me Serbinë. Bashkërisht u pajtuam se procesi i dialogut Kosovë-Serbi është shumë i rëndësishëm dhe se për Kosovën është shumë me rëndësi të ketë një zë në këtë proces”, ka shkruar Limaj në Facebook.
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media
Parashikimi i motit për sot
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X