Pas konfirmimit të largimit nga Real Madridi, Zinedine Zidane ka treguar cili ishte momenti i tij më i mirë gjatë kohës së tij në Bernabeu.
Trajneri francez zbuloi në një konferencë të papritur të thirrur për shtyp duke filluar nga ora 13:00 se do t’i jap fund kohës së tij si trajner në Real Madrid pasi fitoi për të tretën herë radhazi trofeun e Ligës së Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
“Momenti më i bukur ishte kur presidenti më solli mua këtu për të luajtur për këtë klub të mrekullueshëm”, ka thënë Zidane.
“Ndërsa sa i përket kohës si trajner, ishte fitorja e La Ligas. Për mua ajo ishte top”

45-vjeçari ka zbuluar gjithashtu që disfata ndaj Leganes në Kupë të Mbretit ishte gjëja më e keqe që i ndodhi brenda këtij viti.
“Këtë vit gjëja më e keqe ishte humbja e ndeshjes kundër Leganes në takimin e dytë në Kupë të Mbretit. Nuk dua ta shfrytëzoj fjalën se si ishte, por ju e dini këtë”
Zidane mori detyrën në Bernabeu në janar të vitit 2016 si zëvendësues i Rafa Benitezit./arbresh.info/
Sveçla priti në takim delegacionin e Komitetit të Këshillit ...
AUV tërheq nga tregu formula ushqimore për foshnje të import...
Ovouka vlerëson Celjen para takimit të parë
Kurti takon Sir Geoffrey Nice, diskutojnë bashkëpunimin dhe ...
Haxhiu priti në takim Shefin e Zyrës së BE-së, diskutuan për...
Bashkimi konfirmon rikthimin e Kyan Andersonit për finalen e...