Tifozët e Brazilit i janë frikësuar më të keqes të mërkurën pasi ylli i tyre, Neymar, është parë duke u trajtuar nga një anëtar i stafit mjekësor në të njëjtën këmbë që e lëndoi këtë sezon derisa skuadra e tij po vazhdonte përgatitjet për turneun në Rusi.
Sulmuesi i Paris Saint Germain, i cili është ende duke luftuar për rikthim të plotë pas operacionit në këmbën e tij, është parë i shtrirë në fushë duke ndier dhimbje gjatë nxehjeve para se të largonte atleten e tij të djathtë, transmeton portali arbresh.info.
Një anëtar i stafit mjekësor ia lidhi këmbën atij para se 26-vjeçari t’i ribashkoj skuadrës tjetër për të kryer seancën stërvitje.
Neymar pranoi të dielën se ai nuk është 100 për qind në formë pas një jave stërvitje me Brazilin si pjesë e përgatitjeve për Kampionatin Botëror.
Sulmuesi ka thënë se ai nuk është duke u ndier rehat, por beson se do të jetë më mirë gjatë turneut në Rusi që fillon më 14 qershor./arbresh.info/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...