Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka kërkuar të ndalen kritikat dhe mbajtja e moralit se po thehet rregullorja nga ana e deputetëve në seancën e Kuvendit.
Veseli duke arsyetuar mosprezencën e Avokatit të Popullit të Kosovës në seancë kur po shqyrtohet raporti i këtij institucioni për vitin 2017 tha se edhe ata janë Kosovë dhe i dinë këto pjesë, shkruan arbresh.info.
“Çështja e udhëtimeve jashtë, pavarësisht konferencave që janë të rëndësishme aq më tepër kur ne si kolegë deputetë edhe pesë nënkryetar të Avokatit të Popullit i kemi, për me i qu për dy orë nga Shkupi me ardh në Prishtinë nuk do të kushtonte asgjë. Unë do ta ndali këtë pjesë, për t’i japur mundësi avokatit të Popullt që të vijë në seancë. Kush na pëlqen neve nuk e kritikojmë, kushj nuk na pëlqen e kritikojmë se spo na respekton. Shkupi me Prishtinën i ka një orë e gjysmë. Dy orë punë kanë qenë për të ardhur në Kuvendin e Kosovës pëe ta paraqitur një raport. Tre ditë konferencë e cila vazdon por të mos mbajë dikush moral brenda seancës se po thehet rregullorja. Edhe ne jemi Kosovë edhe ne i dimë këto pjesë. Kjo pjesë kalon për pikën e radhës”, është shprehur Veseli./Arbresh.info
Kurti uron Pashkët Ortodokse: Besim e mirësi në çdo shtëpi
Shpërndanin lëndë narkotike tek adoleshentët, arrestohet 17-...
Përleshje për kontest pronësor në Vranidoll, dy të arrestuar
Vjedhje në një shtëpi në Ferizaj, hajnat marrin para dhe sto...
Gazetarë nga Kosova e Shqipëria letër BE-së dhe SHBA-së për ...
Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100...