Presidenti i vendit, Hashim Thaçi tha se Kosova dhe i tërë Ballkani Perëndimor kanë besim në vizionin dhe angazhimin e kancelarit austriak Sebastian Kurz për afrimin e rajonit me Bashkimin Evropian.
Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se kryesimi i radhës i BE-së nga ana e Austrisë është mundësi për tërë rajonin që të normalizohen marrëdhëniet dhe të punohet në mbylljen e çështjeve të hapura, duke u afruar edhe më shumë me BE-në.
Postimi i plotë i Thaçit:
“Kosova dhe i tërë Ballkani Perëndimor kanë besim në vizionin dhe angazhimin e kancelarit Kurz për afrimin e rajonit tonë me BE-në, por edhe për vetë BE-në. Kryesimi i radhës i BE-së nga ana e Austrisë është mundësi për tërë rajonin, që t’i normalizojmë marrëdhëniet dhe të punojmë në mbylljen e çështjeve të hapura, duke u afruar edhe më shumë me BE-në. Për këto dhe për thellimin e bashkëpunimit tonë bilateral, sidomos në ekonomi, bisedova edhe me kancelarin Kurz në Vjenë. Dialogu dhe bashkëpunimi ndërfqinjësor e forcojnë paqen dhe tërë rajonin tonë”, shkruan Thaçi.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...