Noizy i gëzohet fitores së Kosovës, kjo është arsyeja
Reperi i njohur Noizy është një fans i madh dhe ndjekës i rregullt i ndeshjeve të futbollit.
Ai ka qenë shumë i entuziazmuar edhe për ndeshjen e sotme miqësore të luajtur mes Përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.
Nga kjo lojë, fitues doli të jetë ekipi i Kosovës në rezultat 3-0 ndaj Shqipërisë.
Kësaj fitore i është gëzuar edhe reperi Noizy, i cili megjithëse mendohej nga fansat se është në anën e Përfaqësueses së Shqipërisë, ka vënë bast që këtë ndeshje do ta fitojë Kosova.

Ai në një fotografi të hedhur në InstaStory, ka treguar fitorja e Kosovës i ka ndikuar për mirë sepse ka arritur të fitojë një shumë të konsiderueshme parash nga loja në një bastore sportive.
Reperi kishte vendosur 200 mijë lekë të vjetra në bast për Kosovën, e cila e kishte koeficientin e fitores 5.3, dhe nga kjo ka fituar plot një milion e 60 mijë lekë të vjetra, që të kthyera në euro i bien rreth 840 euro.
“Leku te leku shkon. Go Kosovë se kena ngel keq sonte”, ka shkruar Noizy në mbishkrimin e fotografisë, teksa ka prezantuar tiketën nga e cila ka fituar paratë./Telegrafi/
Takimi me Kurtin për Presidentin, Hamza: Nuk mbështesim kand...
Çështja e Presidentit, Kurti nesër takohet me Abdixhikun
Kurti pret në takim Hamzën, flasin për çështjen e presidenti...
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për fajde
Kristjan Asllani asiston në ndeshje ndaj Goztepes
Qarkulloi rreth 2 milionë euro, arrestohet administratorja p...