Çiljeta Xhilaga dhe Filloreta Raçi dikur ishin mike shumë të ngushta.
Aq raporte të mira kishin sa që kur Fifi shkoi në fillimet e saj në Shqipëri ka qëndruar tek këngëtarja e njohur Çiljeta.
Sot raporti ndërmjet këtyre dy këngëtareve ka ndryshuar tejet shumë, të cilat tashmë nuk flasin me njëra-tjetrën.
Përmes një interviste të dhënë te “Gazeta Shqiptare”, Filloreta tregon arsyen përse nuk flasin ish-miket e dashura.
Çiljetës i ka ngelur hatri pasi Fifi nuk i ka dhënë pikë në festivalin “Kënga Magjike” 2017, dhe sot këngëtarja e hitit ‘Nanush’ ndihet keq për këtë.
“Çiljeta është hidhëruar pak se i kam dhënë pak pikë tek ‘Kënga Magjike’. Më fal Çiljet nuk e kam bërë me qëllim. Çiljeta është njëra prej atyre që është indinjuar një cik kështu që unë dua ti kërkojë falje publikisht. Unë asnjëherë nuk kam dashur që të bëjë dikë të ndihet keq”, ka thënë Fifi.
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...