Ish-drejtori i përgjithshëm i AC Milan Ariedo Braida ka zbuluar se ka qenë ai që ka këshilluar Carlo Ancelotti-n t’i bashkohet Napolit.
Brazda ka punuar me Ancelotti-n te Milan nga 2001 deri 2009, gjatë një periudhe të artë për klubin Kuqezi ku fitoi një Scudetto dhe dy herë Champions League, dhe 72-vjeçari – tani këshilltar te Barcelona – beson se trajneri dhe Napoli janë sikur të ketë gjetur tenxherja kapakun.
“Donarumma te Barça? Absolutisht që jo, kemi dy portierë shumë të mirë dhe jemi të kënaqur me ta,” shprehet ai për Sport.
“Si Cillessen dhe Ter Stegen janë titullarë në përfaqësueset e tyre dhe kanë kaluar një sezon fantastik. Nuk kemi nevojë për një portier tjetër.
“Rafinha tek Inter? Gjithçka është e mundur në këtë merkato vere. Negociatat kurrë nuk kanë të sosur në futboll.
“Ancelotti te Napoli? Nuk më befasoi. Ai është miku im dhe isha unë që i thashë se ishte klubi i duhur për të.”
Artemis II do të përdorë manovrën që shpëtoi Apollo 13 për k...
Kjo është gruaja nga Gjakova që dyshohet se u vra nga ish-bu...
Sonte kemi dasmë, martohen Brikena e Mateo
Izraeli sulmon uzinën e madhe petrokimike iraniane
Trump kërcënoi të godasë infrastrukturën iraniane, President...
Hamza i përgjigjet Kurtit: Duhet ta konkretizoni iniciativën...