KEDS njofton se disa biznese në lagjen Veternik që nga ora e 9-të kanë mbetur pa rrymë.
Viktor Buzhala, zëdhënës i KEDS-it nëpërmjet një komunikate njofton se sot pak para orës, kontraktori i Ministrisë së Infrastrukturës që po merret me zgjerimin e rrugës Prishtinë- Gjilan, ka prishur kabllon nëntokësore nr. 28 nga nënstacioni Prishtina 7 që furnizon disa biznese të rëndësishme në Veternik. Pa energji elektrike kanë mbetur konsumatorët nga Gorenja deri tek Viva Fresh-i. Prishja është e komplikuar dhe duhen disa orë deri në sanimin e saj.
“Kjo është hera e dytë që i njëjti kontraktor shkakton prishje brenda pak ditëve. KEDS kërkon nga punëkryerës të ndryshëm që të kenë kujdes të madh gjatë kryerjes së punimeve. Ata duhet të punojnë në bazë të udhëzimeve detaje që sigurohen nga KEDS në mënyrë që të evitohen prishje të tilla, pasi dëmet janë të konsiderueshme, si për kompaninë, ashtu edhe për konsumatorët”, thuhet në komunikatë.
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...