Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka publikuar të dhënat e hulumtimit “Monitorimi dhe vlerësimi i integritetit në institucionet e sigurisë në Kosovë”, nga të cilat del se Policia e Kosovës gëzon besueshmëri të madhe, përveç në Veri të Kosovës.
Sipas këtyre të dhënave, vetëm 10 % e serbëve të veriut besojnë në punë e këtij institucionit, përderisa në jug të Mitrovicës 78 % besojnë në punën e policisë, përcjell albinfo.ch.
Hulumtuesi në QKSS, Plator Avdiu, deklaroi se mosbesimi i qytetarëve serbë ndaj Policisë është ndikuar nga politika e Listës serbe.
“Në pjesën jugore të Mitrovicës është shënuar besueshmëria më e madhe. Ka shumë arsye që në veri e shohin me sy më hezitues ndaj institucioneve. Kjo pasi veriu është i ndikuar nga politika serbe, Lista serbe për të mos i pranuar dhe për të mos pasur besim në institucionet e Kosovës”, theksoi ai. Por Avdiu shtoi se perceptimi i qytetarëve ndaj Policisë së Kosovës ka vazhduar të jetë pozitiv në tre vjetët e fundit. Ky hulumtim është financuar nga projekti “Promovimi i Shoqërisë Demokratike”, financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë.
Tre të lënduar nga dy aksidente në rrugën Prishtinë-Podujevë
Prishtina shënon fitore bindëse ndaj Llapit në derbin e javë...
Kurti: Investimet në polici dhe ushtri do t’i rrisim dhe zgj...
Arsenal kalon me lehtësi në rrethin tjetër të FA Cup
“Liria ka Emër” publikon orarin e autobusëve nga komunat për...
Bashkimi rikthehet fuqishëm në pjesën e dytë dhe triumfon de...