Komuna e Prishtinës së bashku me 10 organizata joqeveritare organizojnë festivalin e leximit “Prishtina Lexon”, festival ky që synon ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e leximit te nxënësit dhe e gjithë shoqëria.
“Prishtina Lexon” ka filluar si festival i leximit që mbahet për ditën e fëmijëve. Në edicionin e këtij viti festa do të zgjasë 7 ditë dhe përfshinë të gjitha moshat, ndërsa në organizim marrin pjesë 10 organizata joqeveritare.
Kjo është hera e parë që krahas Komunës së Prishtinës, organizatat e shoqërisë civile e përbëjnë pjesën kryesore të programit, që fillon me 28 maj dhe përfundon me 3 qershor. Në këtë edicion, Prishtina Lexon do të shtrihet në tërë Prishtinën dhe jo vetëm në sheshin kryesor.
Aktivitetet e para do të mbahen të hënën, nëpër shkollat e Prishtinës, për nxënësit e klasave VI deri në IX nga organizata TOKA. Aktiviteti i radhës, në po të njëjtën ditë, është “Nata e letërsisë dhe poetikës”, që do të mbahet në Bibliotekën “Hivzi Sylejmani” në ora 20:30.
Zyrtarët amerikanë: Pentagoni po përgatitet për ‘sulmin përf...
Operacioni antidrogë “Delivery”, Prokuroria jep detaje: U nd...
Presidentja kërkon mirëkuptim, shmang deklaratat për vendimi...
Haradinaj: Krimet, plagë e hapur e historisë dhe thirrje për...
Arrestohet një person i dyshuar për grabitje në Prishtinë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, diskutohet mes Haxh...