Një ligj i ri i vendosur në Kaliforni detyron kompanitë që prodhojnë dhe shesin kafe që të vendosin një paralajmërim se kafja mund të shkaktojë kancer, pak a shumë si paktetat e cigareve.
Po ç’thotë shkenca? A duhet të frikësohemi nga ky ligj i ri? Jo, sugjerojnë disa shkencëtarë dhe të dhëna shkencore. Madje disa studime sugjerojnë se kafja mund të mbrojë shëndetin.
“Minimumi, kafja është neutrale. Madje, ekszitojnë të dhëna për përfitimet e kafes kundër kancerit”, thotë dr. Edward Giovannucci, ekspert i ushqyerjes tek Shëndeti Publik i Shkollës së Harvardit.
Para dy vitesh, Agjencia e Kancerit tek Organizata Botërore e Shëndetësisë hoqi kafen nga lista e karcinogjeneve të mundshme”. Problemi nuk qëndron tek kafja, por tek një përbërës i quajtur acrylamide (ah-KRILL-ah-mide) që prodhohet kur piqen bathët. Agjencitë shtetërore e kanë konsideruar këtë kimikat karcenogjen duke u bazuar tek kërkimet e kryera tek kafshët.
Ky kimikat absorbohet ndryshe nga njerëzit dhe kafshët, prandaj lidhja e tij me njerëzit nuk dihet. Një studim i kryer në vitin 2016 nga 23 shkencëtarë të rekrutuar nga OBSH zbuloi se kafja nuk shkakton kancer të gjirit, prostates ose pankreasit, madje mund të ulë rrezikun për kancerin e mëlçisë dhe mitrës. Të dhënat ishin të pamjaftueshme për të përcaktuar efektin e saj tek dhjetra llojet e tjera të kancerit.
Burimi: Washington Post / Shendeti.com.al
“Irani është mposhtur plotësisht”, Trump: Po më luten për nj...
Marta Kos përballet me akuza për bashkëpunim me UDB-në
Alarm në Amsterdam, shpërthim në një shkollë hebraike
Ligji për të Huajt, Kallas: Moment i ri për dialogun, jam ga...
Media sllovake: Fansat e Kosovës, ndër më të zjarrtët në Evr...
Katër të arrestuar në Kamenicë, sulmuan fizikisht një person