Hëna e re ndikon në mënyrë frymëzuese në ne, ndërsa e plota shkakton pagjumësi dhe sulme të ndryshme epileptike.
Shumica e njerëzve kanë dëgjuar për ndryshimet në sjellje të shkaktuara nga ndryshimet e dritës së Hënës, por a mund të ndikojë Hëna në shëndetin tonë?
Eksperti dhe shkencëtari dr. Rick Fienberg pohon se Hëna nuk mund ta shkaktojë ndonjë ndryshim psikologjik ose fizik në trupin e njeriut, transmeton koha.net.
Fienberg beson se njerëzit më shpesh e vërejnë Hënën më të plotë dhe më të ndritshme, dhe më lehtë ia atribuojnë disa ndryshime të caktuara.
Edhe pse është e vërtetë se Hëna ndikon në ndryshimet e niveleve detare, shumica e historive rreth Hënës janë të pavërteta.
Megjithatë, studiuesit vazhduan t’i studionin fazat e Hënës dhe efektet e tyre në shëndet. Ja se çfarë kanë konkluduar:
Aksidentet e trafikut
Hulumtuesit i kanë studiuar më shumë se 13.000 motoçiklistë dhe kanë arritur në përfundimin se Hëna mund t’i pengojë shoferët, gjë që përfundimisht çon në më shumë aksidente. Kjo zakonisht nuk shkaktohet nga forcat më të larta, por shoferët shpesh e vëzhgojnë Hënën me admirim, gjë që i pengon ata në ngjarje.
Problemet e shëndetit mendor
Një studim u krye në 1.800 njerëz me probleme të shëndetit mendor dhe gjatë Hënës së plotë nuk u regjistrua asnjë rast serioz ose ndonjë numër i rritur i problemeve në krahasim me ditët e tjera.
Shkencëtarët besojnë se edhe nëse ekziston ndonjë ndikim i Hënës në shëndetin mendor të njeriut, ai është sigurisht shumë i vogël ose i rrallë, gjë që e bën të vështirë përfshirjen e tyre në statistikë. Nga ana tjetër, u studiuan 782 persona pa probleme të shëndetit mendor të cilët raportuan anksiozë ose depresion të lehtë gjatë Hënës së plotë.
Pagjumësia
Studimet tregojnë se koha mesatare e gjumit, gjatë Hënës së plotë, zvogëlohet për 20 minuta. Gjithashtu mesatarisht na duhen 5 minuta më shumë për të na zënë gjumi. Gjatë Hënës së plotë, cilësia e gjumit është dukshëm më e ulët, prandaj mos u shqetësoni nëse ndiheni të lodhur ose nervoz ato ditë.
Egzon Dakaj i jep fund karrierës si gjyqtar
Abdixhiku: Kurtit po i pengon Vjosa Osmani, por populli do t...
LDK nuk merr pjesë në seancën për presidentin
Kroacia e Bosnje e Hercegovina arrijnë marrëveshje me SHBA-n...
Muriqi nominohet në skuadrën e sezonit të La Ligas në “FC 26...
Serbia nis kundërvajtjen ndaj KKSH-së për vendosjen e flamur...