Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka folur në konferencë për shtyp para ndeshje finale të Ligës së Kampionëve me Liverpoolin.
Ai tha se në këto ndeshje gjasat janë të barabarta.
Zidane deklaroi se do të jetë një ndeshje e bukur me plot emocione dhe se do të jetë e vështirë që skuadra e tij të fitojë.
“Shumë punë e përcjellë me shumë talentë, por puna e madhe është çelësi i suksesit. Përfundimi i një sezoni me një tjetër trofe të Ligës së Kampionëve nuk është i lehtë, por jemi të lumtur që jemi këtu dhe nesër do ta shijojmë prapë”.

“Secili lojtar që përfundon në bankën rezervë në fillim të ndeshjes mund të jetë i zhgënjyer, por kur ndeshja fillon ai është me ekipin dhe kjo është ajo që duhet të bëjmë. Jemi një grup i madh”.
“Për nesër kam një presion të vogël, por është i bukur”.
“Ne do të duhet të bëjmë një lojë të madhe për të fituar ndeshjen. Finalja fillon me gjasa të barabarta 50-50”.
“Kam respekt të madh për Klopp. Ajo që ka bërë ai në futboll, me të vërtetë është fenomenale” ka thënë Zidane në konferencë për shtyp. /Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...