Edhe pas intervenimit kirurgjik në gjendje kritike për jetë vazhdon të jetë njëri prej katër personave të lënduar në shpërthimin i cili ndodhi sot në rezervuarin e naftës së “Al Petrolit” në Fushë-Kosovë.
Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, mjeku Adem Kllokoqi i cili ka kryer operimin e personit të lënduar.
“Është një djegie e rëndë, është një sipërfaqe prej 80 për qind. Pra nuk është djegie sipërfaqësore por është djegie e thellë dhe është i rrezikuar për jetë. Edhe po të jetë në qendrën më të madhe në botë për trajtimin e djegieve ajo që kemi bërë në sallë të operacionit nuk bëhet ndryshe”, ka thënë Kllokoqi.
Sipas kirurgut tani pas operimit personi në fjalë është nën kujdesin intensiv në QKUK.
“Të hënën kemi planifikuar intervenimin e radhës, më pas do të shohim si do të shkojnë gjërat”, ka thënë Kllokoqi. /Indeksonline/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...