Toni Kroos ka paralajmëruar Real Madridin për të mos nënvlerësuar Liverpoolin para finales së këtij vikendi në Ligë të Kampionëve.
Liverpooli do të jetë i pranishëm në finale të Ligës së Kampionëve për herë të parë që nga viti 2007, ndërsa Real Madridi synon të fitoj kompeticionin për të katërtën herë brenda pesë viteve të fundit, transmeton portali arbresh.info.
Kroos, i cili ka luajtur në dhjetë nga 12 ndeshjet evropiane të Madridit deri tani këtë sezon, pritet të jetë startues të shtunën.
“Liverpooli do të ketë 11 lojtarë duke vrapuar si kafshë të egra, ata do të vrapojnë për plotë 90 minuta dhe ata do të luajnë në nivel 100 për qind ose më shumë nëse është e mundur”, ka thënë Kroos.
“Linja e tyre frontale është impresive, por ata kanë një mbrojtje të mirë dhe një mesfushë solide. Të qenurit favorit nuk do të thotë asgjë”
Kroos ka bërë 42 paraqitje për Madridin në të gjitha kompeticionet këtë sezon duke shënuar pesë gola./arbresh.info/
Kusari-Lila për çmimin e naftës: Largimi ose ulja e TVSH-së ...
Raportohet se i plagosuri në rrugën B është inspektor në IPK
Gjuajtje me armë zjarri në Rrugën B, dyshohet për të plagosu...
BE kritikon Beogradin
Gjesti sjell foto krah avokatit të tij: Gjithmonë falënderue...
Një qytetar në Shtime dorëzon vullnetarisht një armë zjarri