Gjykata sot jep vendimin për Zoran Vukotiq

09:50 | 25 Maj 2018
V. S.

Në Gjykatën Themelore të Mitrovicës sot do të bëhet shpallja në rastin e të akuzuarit për krime lufte Zoran Vukotiq.

Aktgjykimi i sotëm do të shpallet lidhur me veprat të cilat kanë të bëjnë me krimet e bëra në fshatin Studime e Epërme dhe e Poshtme, raporton Kallxo.com

Poashtu në këtë aktgjykim do të bëhet shpallja e verdiktit të Gjykatës edhe lidhur me trajtimet çnjerëzore dhe torturat e bëra ndaj të burgosurve në burgun e Smrekonices./kallxo.com/

Shpërndaje në rrjete sociale