Nga sulmet ajrore gjatë natës në Sirinë lindore janë vrarë 12 luftëtarë pro-qeveritarë, një grup monitorues ka bërë të ditur se të gjithë luftëtarët ishin të huaj.
Mediat siriane të drejtuara nga qeveria fajësuan Shetet e Bashkuara të Amerikës për këtë sulm. Në Damask, agjencia e lajmeve SANA tha se aeroplani i koalicionit goditi pozicionet ushtarake në mes të qytetit Boukamali dhe Hmeimeh në provincën Deir el-Zour. Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani, tha se viktimat nuk ishin shtetas sirianë, por luftëtarë të huaj.
Pentagoni bëri të ditur se nuk kishte “asnjë informacion” në lidhje me këtë sulm ajror.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...