Në përfundim të takimeve në Ministrinë e Sigurisë dhe Drejtësisë të Holandës, Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe Ministri i Drejtësisë, Etilda Gjonaj nënshkruan me Ministrin e Sigurisë dhe Drejtësisë të Holandës, Ferdinand Grapperhaus, dokumentin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit ndërkombëtar.
Përmes këtij dokumenti (Letër Qëllimi), palët konfirmuan interesin e përbashkët për rritjen e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë dhe sigurisë, sidomos një lufte më efektive kundër krimit ndërkombëtar.
“Në vijim të marrëdhënieve të mira të bashkëpunimit aktualisht, Ministrat dakordësuan mbi nevojën e rritjes së mëtejshme të komunikimit dhe identifikimit të mënyrave të reja të bashkëpunimit institucional dhe operacional.
Shqipëria dhe Holanda do t’i qasen në mënyrë të përbashkët sfidave të krimit të organizuar dhe migracionit të paligjshëm, përmes takimeve periodike të ekspertëve, kryerjen e analizave të përbashkëta, shkëmbimin e njohurive dhe ekspertizës më të mirë, si dhe caktimin e pikave të kontaktit për shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimit policor ndërmjet dy vendeve.”, thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat nga Ministria e Brendshme.
Kurti: Kosova ka qenë përherë e përkushtuar ndaj integrimit ...
Busti i Adem Jasharit inaugurohet në Hamil të Fierit
BE bie dakord për kredi 90 miliardë euro për Ukrainën
Barcelona e vendosur për ta mbajtur Rashford-in
Kurti: Uroj që pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit edhe opozita e...
Këshilli i Evropës do të vëzhgojë zgjedhjet në Kosovë