Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) organizon konferencën përmbyllëse të projektit: “Luftimi i Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Terrorizmit nëpërmjet komunikimit” i cili mbështetet nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.
Konferenca do të mbahet sot ku do të lansohet doracaku “Ekstremizmi i Dhunshëm dhe Mediat- Doracak për gazetarët”, i cili ka për qëllim të ofrojë rekomandime rreth mënyrës së raportimit të rasteve të ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit nga mediat, si dhe të shpjegojë terminologji të ndryshme religjioze dhe mënyrën më te mirë te përdorimit të tyrë nga mediat dhe gazetarët.
Në këtë konferencë do të diskutohet rreth rolit të mediave dhe komunikimit në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm, si dhe gjetjen e kundër meshazhit më të mirë në drejtim të luftimit të propagandës së organizatave terroriste.
Të ftuar në konferencë do të jenë përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, institucioneve të zbatimit të ligjit, redaktorët e mediave lokale dhe nacionale të Kosovës, organziatat e shoqërisë civile, përfaqësuesit e Ambasadave të huaja të akredituara në Kosovë, prezencës ushtarake dhe civile ndërombetare në Kosovë, gazetarëve të pavarur, si dhe akter tjerë të rendësishëm të involvuar me temat rreth mediave dhe parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm në Kosvovë.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit