Femrat e familjes Kardashian-Jenner dinë si të jenë në qendër të vëmendjes. Kendall Jenner është padiskutim një nga modelet më të bukura e të suksesshme dhe për këtë nuk kemi as dyshimin më të vogël. Jo për ndonjë gjë, por shifrat dhe faktet flasin vetë.
Ajo numëron rreth 91.1 milion ndjekës në Instagram dhe i mban të përditësuar me foto seksi, por fotoja e postuar së fundmi është me të vërtetë shumë përvëluese, ama me pak Photoshop, shkruan Intv.al.
Por detajet në foton e Kendall nuk kanë mundur t`i shpëtojnë syrit të mprehtë të fansave. Në foton e fundit të postuar në Instagram, ajo shfaqet topless duke pirë verë. Por po ta shikoni me kujdes foton do të vini re një shtrembërim të murit. Dhe fansat nuk kanë vonuar me komentet kritikuese për dështimin e photoshop-it.


Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...
Trump: Rihapja e Hormuzit nuk është përgjegjësi e SHBA-së
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq l...
Qeveria mblidhet nesër në mëngjes
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...