Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda do të vendosë më 28 maj masën e sigurisë ndaj ish-Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Saimir Tahiri, i akuzuar si i përfshirë në trafik droge me grupin Habilaj.
Kujtojmë që Tahiri ka kërkuar përmes avokatit të tij heqjen e masës “arrest shtëpie” të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, ndërsa Prokuroria kishte kërkuar “arrest me burg”.
Avokatët e Tahirit kanë bërë ankesën në Gjykatën e Apelit e cila ka vendosur datën 28 maj për ta shqyrtuar çështjen, shkruan gazeta Shekulli.
Organi i akuzës kërkoi për ish-ministrin masën e sigurisë personale “arrest me burg”, por kërkesa nuk u pranua nga gjykata, që vendosi të japë një masë më të zbutur.
Vendimi i gjykatës urdhëron Tahirin të mos largohet nga banesa e tij në Tiranë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...