
FILE - This combination of two file photos show U.S. President Donald Trump, left, speaking in the State Dining Room of the White House, in Washington on Feb. 26, 2018 and North Korean leader Kim Jong Un attending in the party congress in Pyongyang, North Korea on May 9, 2016. President Donald Trump has accepted an offer of a summit from the North Korean leader and will meet with Kim Jong Un by May, a top South Korean official said Thursday, March 8, 2018, in a remarkable turnaround in relations between two historic adversaries. (AP Photo/Evan Vucci, Wong Maye-E, File)
Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi të martën se takimi i tij me udhëheqësin e Phenianit Kim Jong Un mund të mos zhvillohet siç është planifikuar; por ai theksoi se beson se udhëheqësi i Koresë së Veriut është “serioz” në lidhje me çarmatimin bërthamor.
Gjatë takimit të tij në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin e Koresë së Jugut Moon, zoti Trump bëri pak për të shuar spekulimet rreth takimit të parë historik mes udhëheqësve të SHBA-së dhe Koresë së Veriut, caktuar për t’u mbajtur muajin e ardhshëm në Singapor.
“Mund të mos ndodhë në 12 qershor” tha zoti Trump, duke shtuar se “nëse nuk ndodh atë ditë, ndoshta do të ndodhë më vonë“.
Politikisht, zoti Trump ka investuar shumë në suksesin e takimit. Por, ndërsa data po afrohet, dallimet ndërmjet dy palëve dhe pritshmëritë tejet të larta po bëhen më të qarta.
Suksesi mund të çojë në paqe në gadishullin Korean dhe t’i japë fund kërcënimit të për luftë bërthamore. Dështimi mund të shkatërrojë të gjitha shpresat për një zgjidhje paqësore të krizës.
“Nuk dimë nëse do të ketë marrëveshje” tha zoti Trump. “Unë kam bërë shumë marrëveshje, por nuk i dihet”, tha ai./VoA/
Kërkohet rritja e tarifave të rrymës, ZRRE thotë se do të ap...
“Dallaveret” me vota në Prizren, ndalohen për 48 orë pesë të...
Rama: Nga Biblioteka Kombëtare te Pallati i Sportit, projekt...
Shpërthen Mbappe: S’është e denjë për një skuadër që synon C...
Kurti përkujtoi dëshmorët Vesel Avdyli, Ilir Mërturi dhe Nai...
Mbi 90% e votave të numruara, ky është rezultati