Kryesia qendrore e ASH sot do të mbajë mbledhje për propozimin e fundit të emrit që në shqip u përkthye Republika Ilinditase e Maqedonisë.
Nga kjo parti burime jozyrtare paralajmërojnë se vendimi i tyre është kundër këtij propozimi, sidomos përkthimi në shqip dhe se kjo do të arsyetohet pasi që janë bërë konsulta me akademikë dhe profesorë universitarë.
Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari theksoi për INA se është skandaloz emërtimi Republika Ilinditase e Maqedonisë, sidomos aspekti i përkthimit, ndërsa sipas tij, qëndrimin partiak do ta bëjnë të ditur nesër në mbledhjen e kryesisë.
“Përkthim si ky nuk mund ti lihet një partie politike që nuk e ka përkrahjen as të 35 për qind të shqiptarëve në Maqedoni. Kjo është çështje shumë serioze dhe delikate për të cilën duhet të vendosin akademikë dhe profesorë universitarë të lëmive të cakutara dhe jo një parti skandaloze politike”, theksoi për INA, sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari.
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri