Kryeministri Edi Rama deklaron se ka informacione që çojnë në dyshime të arsyeshme se zyrtarë të lartë të PD kanë lidhje me 613 kg kokainë që u kap në Durrës.
Në një interviste në “Mbrëmje në ABC News”, Rama tha se kjo eshte arsyeja edhe e acarimit të PD-së pas arrestimit të Arbër Çekaj në Gjermani.
Edi Rama: Procesi tashmë ka hyrë në një fazë të re me arrestimin e personit që është identifikuar si koka e trafikut (Arbër Çekaj). Unë disponoj, kuptohet në rrugë operative, por janë të mjaftueshme për të kuptuar se përse është gjithë ky acarim.
Mirela Milori: Pse është gjithë ky acarim? Pse PD qenka e acaruar nga kapja e 613 kg kokainë dhe ndalimi i një personi në Gjermani?
Edi Rama: Sepse ka dyshime shumë të arsyeshme që të çojnë drejt njerëzish shumë të lidhur me rangjet me të larta të PD.
Mirela Milori: Dyshime të arsyeshme apo informacione?
Edi Rama: Informacionet krijojnë dyshimin e arsyeshëm, pastaj është hetimi që duhet të provojë dyshimin e arsyeshëm me prova. Në rastin konkret të kokainës, lidhjet janë shumë të forta dhe janë shumë lart. Janë shumë lart dhe kanë lidhje me pushtetin e dikurshëm që është opozita e sotme.
Nuk mund të jem më i qartë, sepse unë nuk hyj tek njerëzit, si kundërshtarët e mi, që e kanë në kulturë shpifjen, apo e kanë në kulturë transmetimin e një informacioni me një akuzë të drejtpërdrejtë publike. Unë nuk e bëj këtë, nuk e kam bërë asnjë dhe skam ndër mend ta bëj. Por di të them se në rastin e kokainës ka dyshime të arsyeshme të lidhura me informacione që të çojnë shumë lart në hierarkinë e pushtetit të shkuar. /abcnews
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Vranësira e intervale me diell nesër në Kosovë
Zelensky: Bisedimet në SHBA synojnë fundin real të luftës në...
Ferrari pranoi se funksionet me prekje janë më të lira se bu...
Robotët po shkojnë drejt luftës, ata po testohen në Ukrainë
Shefi i Pinterest bën thirrje për ndalimin e rrjeteve social...