Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj, nuk ia ka kthyer ende një laptop Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ani pse kanë kaluar gati 9 muaj prej që ai nuk është pjesë e kësaj Ministrie.
E ky vendim i Dedajt që të mos e kthejë asetin që ishte blerë nga buxheti i shtetit do t’i krijojë telashe atij.
Dedaj pritet të përballet me organet e rendit.
“Komisioni përgjegjës për inventarizimin e pasurisë për vitin 2017, ka identifikuar mungesën e një (1) pajisje elektronike (laptop), pajisje e ministrisë e cila është shfrytëzuar nga ish Zëvendësministri z.Gjergj Dedaj, gjatë ushtrimit të mandatit të tij në MAPL. Pas përfundimit të mandatit në MAPL, z.Gjergj Dedaj, nuk e ka dorëzuar pajisjen në fjalë siç ka qenë i obliguar, me ligjin në fuqi”, thuhet në letrën që ia ka dërguar MAPL-ja Policisë së Kosovës, shkruan Kallxo.com.
Dedaj kishte tentuar t’ia kthente Ministrisë një laptop tjetër dhe jo atë të cilin Ministria e kishte blerë për të.
I burgosuri shqiptar vret një pakistanez në qeli, dënohet me...
Murati: Kurti i gatshëm të diskutojë me partitë për zgjedhje...
Macron për dialogun me Rusinë: Bisedimet duan kohë, priorite...
“E paplotë dhe e mangët në mesazh”, LDK arsyetohet pse nuk v...
Ngrihet flamuri i UÇK-së në oborrin e UP-së si shenjë mbësht...
Vasfije Krasniqi mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë”, d...