Ali Lici është poçari i fundit i mbetur në qytetin e Elbasanit. Kur teknologjia fitoi terren të jashtëzakonshëm, puna artizanale e humbi rëndësinë e saj të dikurshme, por jo bukurinë dhe vlerën që ka një objekt i punuar me dorë.
Brenda një poçe balte gjendet jo vetëm mjeshtëria e punuesit, por pasioni i tij, imagjinata e tij dhe ndonjëherë edhe gjendja shpirtërore dhe pikërisht kjo ka bërë që Aliu të vazhdojë ta dojë punën e tij.
“Ky është një zanat i bukur. Unë kam punuar dhe do të vazhdojë të punoj. Nuk heq dorë nga ky profesion. Që ta bësh këtë zanat duhet të kesh dëshirë, vullnet, pasion”, thotë Ali Lici.
E teksa teknologjia rend me hapa të shpejtë zhvillimi, do të ketë sërish nga ata që do të vazhdojnë ta ruajnë traditën, pasi ende ka njerëz që e kërkojnë atë.
“Unë me këtë punë e kam mbajtur familjen. Kam punuar që i vogël. Me këtë zanat kam rritur fëmijët. Brenga ime është që nuk ja lash trashëgim edhe fëmijëve të mi”, thotë poçari.
Puna me baltë, gurë apo dru ndoshta nuk është pasioni dhe ëndrra e të rinjve, por mjeshtërit e vjetër të zanateve me sa munde përpiqen ta trashëgojnë profesionin e tyre të bukur.
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...