Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka thënë se partia e tij, Nisma Socialdemokrate është shembull se si duhet të qeveriset në nivel qendror e po ashtu edhe në atë lokal.
Përmes një postimi në Facebook, pasi ka përfunduar Kuvendi Zgjedhor i kësaj partie në Prizren, Bytyqi shtoi se Nisma po zgjerohet çdo ditë e më shumë.
Ky është postimi i tij:
Bashkë me zëvendëskryeministrin Limaj, deputetë dhe anëtarë tjerë të kryesisë së Nismës, morëm pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Nismës Socialdemokrate në Prizren.
Fryma e Nismës Socialdemokrate po zgjerohet çdo ditë e më shumë. Ne po japim shembull se si qeveriset si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal. Rritja e Nismës po ndodh për shkak të punës së mirë që po bëhet në nivel qendror.
Ne e kemi ulur kokën dhe po punojmë dhe kjo më së shumti u është dashur qytetarëve të Kosovës.
Qytetarët e Kosovës kanë nevojë më së shumti për politikat socialdemokrate të Nismës.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...