Janë sulmuar pikat ushtarake nën kontrollin e regjimit të Bashar al Asadit dhe mbështetësve të tij në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas informimit të gazetarit të AA-së në rajonin Kunejtra të Sirisë në kufi me Izraelin, mësohet se tanket izraelite në orët e para të mëngjesit kanë hapur zjarr ndaj pikave ku ndodheshin milicët e Hezbollahut të cilët janë të vendosur në zonë Tulul el-Humur, në periferi të Kunejtras pranë kufirit izraelit.
Në anën tjetër sipas burimeve lokale mësohet se në orët e para të mëngjesit janë dëgjuar shpërthime të forta në bazën ushtarake në Dejrizor dhe zonën përreth saj, zonë kjo e cila kontrollon kufirin irakian.
Burimet mendojnë se sulmet në bazën ajrore dhe përreth saj mund të kenë burim SHBA-të ose Izraelin i cili ka rritur sulmet e tij kohët e fundit kundrejt Sirisë. Ndërkohë që nga regjimi ende nuk është bërë ndonjë deklaratë në lidhje me sulmet.
Në Luginën e Eufratit dhe Dejrizor-it ku janë të pranishëm grupet terroriste të huaja me mbështetje iraniane, edhe më parë janë përjetuar tensione mes SHBA-ve dhe grupeve me mbështetje iraniane.
Ditët e fundit Izraeli po zhvillon sulme në pika ndryshme në qytetet Halep, Homs, Hama, Damask, Dera, Kunejtra dhe Suvejda ku janë të vendosura forcat e regjimit dhe ato të lidhura me Iranin.
Po ashtu edhe ditën e djeshme ka patur shpërthime të forta në aeroportin ushtarak në Hama, ku në vendin e shpërthimit ndodheshin një numër i madh i grupeve të lidhura me Iranin.
Izraeli në natën e 10 majit në Siri qëlloi me raketa dhe artileri topash 26 pika ku ndodheshin forcat iraniane.
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...