Një e qeshur e Meghan Markle ka nisur udhëtimin e saj të fundit si beqare për tu martuar me princin Harry.
36 vjeçarja u paraqit me fustan të bardhë dhe një kurore diamanti ndërsa fytyrën e kishte të mbuluar me vello, shkruan Daily Mail, transmeton arbresh.info.

E së bashku me Meghan në veturë ishte edhe nëna e saj, e cila po ashtu dhuroi një buzëqeshje ku shihej se po adhuronte vajzën e saj, nëna e saj është mbështetëse e vajzës në mungesë të babait të saj, Thomas Markle.

Në ceremoninë madhështore janë të ftuar shumë fytyra publike si Clooneys, Beckhams, Idris Elba, Elton John dhe Oprah Winfrey.

Ndërsa jashtë kështjellës janë mbledhur 100.000 dashamirës për të shikuar martesën e çiftit./Arbresh.info

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...