Nënkryetari i AKR’së Agim Bahtiri thotë se ish-ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj është shkarkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj për shkak të arrestimit të Marko Gjuriq, shef i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
“Ministri Sefaj i cili ka qenë një nga ministrat më të mirë që ka pas ndonjëherë Kosova i ka bërë dy veprime: Njërin e ka bërë sipas mendimit tim jashtëzakonisht të mirë. Ka pasur një përgjegjësi të veçantë në atë veprim dhe e dyta ka qenë ajo që ai nuk ka pasur shumë interes që të kryen atë punë për të cilën u largua”, tha Bahtiri në “DPT te Fidani” në T7.
https://www.facebook.com/Televizioni7/videos/2022168718037508/
“Po ju them të vërtetën se z.Sefaj u shkarkua për të parën, për arrestimin e Gjuriqit”, theksoi ai.
“E di këtë ngjarje krejtësisht sepse kam qenë në rrjedha tërë kohën dhe unë mendoj se z.Sefaj ka qenë shumë i prerë në vendimin që e kemi marrë së bashku por dikujt nuk i ka pëlqyer dhe është një gjë e cila na ka lënë”, tha Bahtiri.
Kryetari i Mitrovicës thotë se presidenti Hashim Thaçi mund të ketë pasur të drejtë kur tha se Sefaj u shkarkua për shkak të Gjuriqit.
“Ndoshta presidenti ka pasur të drejtë”, theksoi ai.
“Hidhërimi ka qenë prej momentit kur është arrestu Gjuriqi. Niveli qendror ka qenë i heshtur në këtë drejtim pasi ju e dini shumë mirë se sa rrezikshmëri ka qenë të arrestohet dikush si Gjuriqi mu në mesin e popullit”, tha ai.
“Kryeministri më ka thënë muaj personalisht që “unë pe shkarkoj se nuk kam qenë i njoftum mbi çështjen e turqve”, tha Bahtiri.
PDK-ja kundër rritjes së re të tarifave të energjisë: 21% më...
MASHTI: Nuk kemi njoftim zyrtar për aktakuzë
Një muaj paraburgim për 15 komisionerët e arrestuar në Malis...
Vuçiq: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak do të hyjë në fuqi në...
E rëndë në Angli/ Vrau me thikë një 12-vjeçar, adoleshenti p...
Kur rrjetet sociale zëvendësojnë barnatoren: rreziku i produ...