Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka folur në televizionin T7 për kohën e veprimit të tij në Lëvizjen Vetëvendosje.
Molliqaj ka thënë në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, se VV ka gabuar shpeshherë.
“Plot gjëra kemi bërë gabim”, është shprehur Molliqaj.
“Ideja e protestave të shpeshta dhe jo të fuqishme ka qenë gabim… s’kishim rezultate”, ka thënë ai në T7, raporton Gazeta Express.
“Pastaj, ekskluziviteti që kemi pasur…. Mosgatishmëria për të pranuar njerëz që kishin bërë gabime, sipas nesh”, ka shtuar ai.
Këto, sipas tij, ishin “momente të dobëta” të VV’së.
https://www.facebook.com/Televizioni7/videos/2021531548101225/
Vendet e Gjirit i bëjnë thirrje Këshillit të Sigurimit të OK...
Mashtrim milionësh në Ferizaj, arrestohet i dyshuari për tje...
Atletico arrin marrëveshje me një tjetër lojtar të Atalantas
Osmani organizoi pritje me rastin e largimit nga detyra, zyr...
Real Madridi e bën prioritet yllin e PSG për merkaton e verë...
Rizvanolli merr pjesë në përurimin e investimeve të efiçienc...