Ka nisur tashmë Samiti në Sofje mes BE-së e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vetëm disa momente më parë, kryeministri i vendit Edi Rama ka postuar një “panoramë”të shkurtër të takimeve që ka patur para pikënisjes së takimit të rëndësishëm.
Një përqafim i “përmallshëm” me Presidentin Alexander Vuçiq. Kështu mund të quhet momenti kur kamera kap takimin mes kryeministrit shqiptar dhe Presidentit serb.
Nga ana tjetër, takimi me Alexis Tsipras duket më serioz dhe me shumë fjalë. Të gjithë ende presin datën zyrtare se kur dy kryeministrat do të takohen për të nënshkruar marrëveshjen që do të çlirojë Shqipërinë nga pakti i vjetër i detit, ligji i luftës dhe shumë probleme të tjera të mbartura në vite.
Kamera është fokusuar dhe në takimin mes Ramës e Presidentit të Komisionit Evropian Jean Claude Juncker, i cili si përherë është sjellë si një “babaxhan”.

Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit
Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë nga...
Shefja në detyrë e BE-së takon Kurtin, i prezanton gjetjet e...
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...
Babai vrau tetë fëmijë – një grua dhe një fëmijë thuhe...