Ka filluar sot në Sofje të Bullgarisë, Samiti i Evropës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, i njohur si Samiti i Sofjes, në të cilin po merr pjesë edhe liderët kosovarë.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar fotografi nga Sofja ku po i takon disa liderë të shteteve të ndryshme.
Thaçi ka arritur të flasë me disa prej tyre, e të njëjtat po i shet edhe si takime. Fillimisht ka publikuar fotografi me Kryeministrin e Greqisë, Alexis Tsipras, ku thotë se i kërkoi mbështetje edhe për procesin e liberalizimit të vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.
Pastaj tregon edhe për atë çfarë folën me komisionierin Johanes Hahn. Presidenti thotë se pjesë e bisedës ishte edhe faza e re e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Shefi i shtetit ka publikuar foto edhe me presidentin francez, Emmanuel Macron, i cili siç shprehet Thaçi, Macron bashkë me kancelaren Merkel janë promotorët më të mëdhenj të anëtarësimit të Kosovës dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...
Man City e shfrytëzon gabimin e Arsenalit, fiton bindshëm nd...
Ish-zyrtari i lartë i DEA-s akuzohet për bashkëpunim me kart...