Nga seanca plenare kreu i opozitës Lulzim Basha ashtu siç pritej foli për rastin e Agron Xhafës.
Sipas tij pasuria e familjes Xhafaj duhet të ishte nën hetim nga antimafia.
“Pasuritë e familjes Xhafa duhet të ishin nën hetim nga animafia. Por dje Agron Xhafaj u përcoll fshehtas dhe me urgjencë drejt Italisë.
Prej 9 ditësh shqiptarët kanë dëgjuar fakte të pranuara edhe nga vetë vëllai ministër.
Fakti se Agron Xhafaj është dënuar me 7 vjet heqje lirie për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminale për trafik droge
Por vendosi t’i bëjë bisht drejtësisë
Është fakt se ai nuk ka bërë asnjë ditë burg, është fakt se ai ka qenë në Vlorë dhe se e ka vijuar aktivitetin atje.
Por pas 9 ditësh ai niset në Itali me avionin e linjës pa pranga”, tha Basha.
Por ai zbuloi se personi që është marrë me përgjimin e audios së Agron Xhafës, dëshmitari “x” dhe familja e tij janë nën terror.
“Pas publikimit të audiopërgjimit ai përcillet me nderime në Itali. Policia duhet ta kishte ndaluar, prokuroria duhet të kishte nisur hetimin.
Prej 72 orësh dëshmitari “x” dhe familja e tij janë nën presionin e bandës Xhafaj dhe të policisë.
Nëse Rama thotë që regjistrimi është i stisur përse kërcënohet dëshmitari.
Nga e di policia se kush është ai. Ja ka treguar Fatmir Xhafaj”, tha Basha./Gazeta Express
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...