Këngëtarja e njohur Janet Jackson ka festuar 52 vjetorin e lindjes, shkruan arbresh.info.
Ylli i muzikës pop ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të falënderuar fansat e saj për të gjithë dashurinë dhe përkrahjen e dhënë gjatë këtyre viteve.

Ndërsa ikona e muzikës është në përgatitje për ceremoninë e Billboard Music Awards e cila do të mbahet të dielën në Las Vegas.
Janet do të nderohet me çmimin e ikonës së muzikës për kontributin e dhënë në muzikë.

Jackson gjatë karrierës së saj ka fituar pesë çmime Grammy, 11 çmime në American Music Awards dhe 10 çmime në Billboard Music Award.
Ndryshe, Janet është bërë nënë për herë të parë vitin e kaluar nga martesa me Wissam Al Mana me të cili u divorcua po atë vit./Arbresh.info/

Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...