Kur kanë mbetur më pak se një muaj deri në fillim të Kupës së Botës, Lionel Messi ka folur për sezonin e Barcelonës në një intervistë me TyC Sports.
Përfaqësuesi i Argjentinës përsëri do të jetë lider i vendit të vet në përpjekje për të fituar trofe në arenën ndërkombëtare. Ai ka folur edhe për Real Madridin dhe Ligën e Kampionëve.
“Madridi i ka lojtarët më të mirë në botë pozitë për pozitë”, ka thënë Messi. Ndërsa ne duhet të jemi shumë më superior për të fituar”, theksoi pesë herë fituesi i Topit të Artë.
“Liga e Kampionëve këtë vit ka qenë e katranosur, duke ditur përparësinë që e kishim, duhej të ishim në gjysmëfinale. Ishte zhgënjim i madh. Ishim shumë afër”, shtoi Messi
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...