Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, ka dhënë detaje nga ekspertiza e komunikacionit lidhur me aksidentin e 28 prillit, në të cilin humbën jetën dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës, Armend Trena dhe Malsor Dashi.
Sipas kryeprokurorit të Ferizajt, ekspertiza e komunikacionit dëshmon se aksidenti i dy policëve ka qenë vetaksident.
Po ashtu, kryeprokurori Shukri Jashari foli edhe për gjendjen e veturës me të cilën dy policët ranë në ujërat e lumit Lepenc në mbrëmjen e 28 prillit.
Jashari tha për Kallxo.com se sipas ekspertizës, vetura ka qenë në rregull teknikisht.
“Ndërsa, policët kanë qenë duke vozitur me shpejtësi 35-40 km/h”, theksoi Shukri Jashari.
Kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari, ka konfirmuar po ashtu se kanë pranuar raportin e autopsisë, i cili ka sqaruar detajet e vdekjes së dy policëve.
“Kemi marrë raportet e obduksionit për të dy policët, Armend Trenën dhe Malsor Dashin. Sipas raportit del se dy policët kanë vdekur para se të bien në lumin Lepenc”, tha kryeprokurori i Ferizajt.
Dy policët e Kosovës, Malsor Dashi e Armend Trena humbën jetën kur me veturën zyrtare ranë në ujërat e lumit Lepenc në mbrëmjen e 28 prillit.
Trupat e tyre u gjetën disa ditë më vonë në ujërat e lumit Lepenc pas kërkimeve nga ekipet e Policisë, FSK-së, Zjarrfikësve e qytetarëve vullnetarë
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...