Në konferencën për media Gjenerali amerikan Wesley K.Clark ka thënë që Kosova dhe Serbia kanë shumë konflikte me të cilat duhet të merren por nuk është një çështje e pamundur për t’u zgjidhur, shkruan arbresh.info.
Ai ka thënë që po të ishte për Amerikën dhe OKB-në bombardimi do të fillonte më herët por Milloshefiç e kishte mbyllura bisedën për Kosovën pasi e konsideronte çështje të brendshme.
Ai a shtuar që edhe Amerika dhe Kanadaja kanë pasur konflikte me pretendime territoriale për kanë punuar për të arritur një miqësi të mirë siç e kanë tash.
“Është marrëdhënie e ndërlikuar. Që në kohën e Milloshevicit ne e kemi parë Kosovën të masakrohet por nuk kemi ndërhyrë pasi sipas Milloshevicit kjo konsiderohej çështje e brendshme.
Po të ishte për Amerikën dhe OKB bombardimet do te kishin filluar në 1992.
Unë kam pare histori nga te dyja anët dhe t’i harrojmë te shkuarat dhe ta nisim dialogun për përmirësim te marrëdhënieve.
I inkurajoj dy dyja vendet qe ta bëjnë një gjë te tillë.
Ne keni një mundësi që të ecni përpara.
Kjo është një zonë që ka shume probleme por edhe shume mundësi për një të ardhme të shkëlqyer.” Ka thënë Clark./Arbresh.info/
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...