Në dhjetor Shqipëria votoi pro rezolutës së OKB që dënonte vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit, duke zhvendosur ambasadën së saj nga Tel Avivi në këtë qytet.
Por, në listën e 32 vendeve që ishin të pranishme në këtë ceremoni të hënën, sipas Al Jazeeras bën pjesë edhe vendi ynë.
Ministria e Jashtme izraelite njoftoi se u kishte dërguar ftesa të 86 vendeve që kanë misione diplomatike në Izrael. 33 vende kishin konfirmuar pjesëmarrjen dhe prej tyre Tajlanda dhe Nigeria e anuluan në moment të fundit.
Edhe Serbia e Maqedonia, që në dhjetor mbajtën të njëjtin qëndrim si Shqipëria në OKB u përfaqësuan në këtë ceremoni dhe nga Ballkani u bashkua në fund edhe Rumania, që abstenoi në votimin e OKB-së.
Çështja e zhvendosjes së ambasadës amerikane në Jeruzalem ka trazuar Bukureshtin. Presidenti Klaus Iohannis është përplasur me Kryeministrin Viorica Dancila për qëndrimin e mbajtur, sidomos pasi Bukureshti bllokoi përmes vetos një rezolutë të 28 vendeve anëtare të BE-së që dënonte vendimin e Uashingtonit për lëvizjen e selisë diplomatike.
Ceremonia u shoqërua me protesta nga palestinezët në Rripin e Gazas. Mbi 55 protestues mbetën të vrarë nga ushtria izraelite dhe 2700 të tjerë janë plagosur./TCH/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...