Sindikata e Pavarur e Hekurudhave – Trainkos ka kërkuar nga menaxhmenti i kompanisë që deri të enjten më 17 maj të kryejë pagesën e pagave për punëtorë për muajin prill 2018, ndërsa paralajmëron mbajtjen e një proteste njëorëshe më 18 maj ku do të ndalet edhe qarkullimi i trenit Prishtinë – Pejë në shenjë pakënaqësie për vonesën e pagave.
“Ne si sindikatë, nuk kemi asnjë njoftim zyrtar në formë të shkruar nga menaxhmenti i kompanisë në lidhje me arsyen e vonesës së pagave për muajin prill, ndonëse kemi kërkuar që të marrim një njoftim zyrtar nga ana e tyre.
Sindikata ka pasur mirëkuptim për vonesë të pagave deri më datën 14 maj, ndonëse në kontratë kompania është e obliguar që pagesën e pagave ta bëjë deri më datën 5 të muajit vijues”, thuhet në një komunikatë për media.
SP e Hekurudhave – Trainkos kërkon nga udhëtarët që të kenë mirëkuptim, pasi treni i linjës Prishtinë – Pejë të premten do të ketë vonesë njëorëshe nga ora 8.00-9.00 në stacionin hekurudhor të Fushë Kosovës, e cila sipas sindikalistëve është vetëm një masë paralajmëruese për veprimet e tjera sindikale që do të pasojnë më vonë.
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...
Man City e shfrytëzon gabimin e Arsenalit, fiton bindshëm nd...
Ish-zyrtari i lartë i DEA-s akuzohet për bashkëpunim me kart...