Gjate qëndrimit në Festivalin e Kanës, Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, ka marrë pjesë në ngjarjen e organizuar nga fondi më i madh evropian i filmit Eurimages.
Në këtë ngjarje, ministri është takuar me drejtorin e Eurimages Roberto Ola, me te cilin bisedoi për procedurat e aplikimit të Kosovës në këtë organizatë, me ç’rast veçoi rëndësinë që ka anëtarësimi i Republikës së Kosovës në këtë organizatë.
Gjithashtu, Ministri u takua edhe me përfaqësues tjerë të shteteve anëtare të Eurimages si atë të, Bullgarisë, Jana Karaivanova dhe atë të Qipros Diomides Nikita.
Kosova pritet se shpejti të aplikojë në këtë organizatë evropiane e cila do të ndikojë shumë në zhvillimin e mëtejmë të kinematografisë në Kosovë dhe bashkëprodhimet ndërkombëtare.
Vizita e Ministrit të Kulturës në Kanë të Francës tregon përkushtimin e madh që ka Ministria e Kulturës në mbështetjen e kinematografisë./Arbresh.info
Mot me diell e vranësira të mërkurën, pasdite reshje shiu
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...