Sulmuesi egjiptian Mohamed Salah ka marrë çmimin si futbollisti më i mirë i sezonit në Ligën Premier.
Salah ka qenë vendimtar për sukseset e Liverpoolit këtë edicion falë golave dhe asistimeve të shumta që ka bërë.
Egjiptiani është golashënuesi më i mirë aktualisht në Ligën Premier me 31 gola të shënuar, tre më shumë se Harry Kane.
25-vjeçari ka bërë edhe 10 asistime këtë edicion në elitën e futbollit anglez.
Salah fitoi këtë çmim para konkurrentëve të tjerë që ishin Harry Kane, Daivd De Gea, Kevin De Bruyne e Raheem Sterling.
“Jam shumë i lumtur që kam fituar këtë çmim. Është një nder për mua ta fitoj këtë trofe individual”, ka deklaruar Salah.
Sulmuesi anësorë ka thënë se gjithmonë ka pasur në mendje të rikthehet në Ligën Premier.
“Gjithmonë e kisha në mendja të kthehesha në Ligën PRemier, për t’iu treguar të gjthve se vlej për të luajtur këtu”, përfundoi Salah.
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...