Derisa spekulimet rreth të ardhmes së tij janë duke u rritur, Neymar ka reaguar në rrjete sociale duke lënë të kuptohet se mund të vazhdoj qëndrimin në Paris Saint Germain.
Braziliani është përfolur gjatë gjithë kohës për transferim në Real Madrid, madje babai i superyllit i ka thënë klubit të tij aktual se djali i tij dëshiron të largohet, transmeton portali arbresh.info.
“Krenar që kam veshur fanellën e re dhe që vazhdoj t’iu jap kënaqësi juve”, ka shkruar Neymar në rrjetin social Twitter.
Te ky postim është fotoja e bashkangjitur e tij me fanellën e re të klubit.
Gjatë prezantimit të fanellave për edicioni 2018/19, Neymar ishte vendosur në qendër të fokusit para yjeve si Kylian Mbappe, Edi Cavani, Marco Verratti dhe Dani Alves./arbresh.info/
https://twitter.com/neymarjr/status/995204932075696128
Burime amerikane: ShBA mund të nis një sulm kundër Iranit të...
Abdixhiku pas votëbesimit: U bëj thirrje të gjithëve të kthe...
Dorëhiqet Lajçaku pasi i dalin muhabetet me Epsteinin
Abdixhiku i mbijeton votëbesimit
Deklarimi për dorëheqjen e Abdixhikut, përfundon procesi i v...
Lista Serbe ankohet ndaj KQZ-së, për mosshpalljen e rezultat...