Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të mërkurën lidhur me divën e muzikës Rihanna teksa një person është arrestuar pasi ka thyer masat e sigurisë së vilës së saj në Los Angeles duke tentuar të futet me forcë.
Eduardo Leon, 26-vjeç u arrestua nga policia vendase dhe ai u shpreh se e bëri këtë veprim me dëshirën për të kryer marrëdhënie seksuale me divën e muzikës.
Fatmirësisht në ato momente Rihanna nuk gjendej në ambientet e vilës së saj në L.A dhe kjo ngjarje fatmirësisht nuk ndodhi.
Plani i dështoi ndërsa për dëmet që shkaktoi në pronën private të Bad Girl Riri, 26-vjeçari tashmë duhet të paguajë një gjobë prej 150 dollarësh përpos burgimit që do të kryejë me akuzën për cënimin e pronës private.
Ndryshe, ditë më parë u mbajt Met Gala 2018 në New York, ku në mesin e shumë yjeve që ishin mbledhur ishte dhe mbretëresha e muzikës Riri. Ajo u shfaq e veshur si ansjëherë më parë, duke u kthyer kështu në personazhin kyç të mbrëmjes.
Ndërsa sa i përket jetës private këto ditë ajo u përfol në lidhje me Drake, ku dy vite më parë ai e quajti femrën më të rëndësishme në jetën e tij, ndërsa tani ata të paktën as miq nuk janë, pasi Drake tani as në rrjete sociale nuk e ndjek më Rihannën, shkruan Gazeta Blic.

Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...
Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq
Limi lë shtëpinë më të madhe në vend