Ka dhënë dorëheqje kryeinspektori i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së, Tero Varjoranta.
Ngjarja ka ndodhur vetëm disa ditë pasi Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga marrëveshja bërthamore ndërkombëtare me Iranin, transmeton portali arbresh.info.
Mbikëqyrësi i OKB-së ka refuzuar të komentojë për largimin e papritur të inspektorit.
IAEA apo Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore kryen inspektime në Iran për të verifikuar nëse është në përputhje me termet e marrëveshjes.
Në njoftimin e dorëheqjes së Varjorantas, agjencia nuk ka dhënë arsye për largimin e tij. Por, ai tashmë është zëvendësuar me një ushtrues detyre, që është një inxhinier bërthamor./Arbresh.info/
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...
Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë go...
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia